e diel, 7 tetor 2007

BAZAT DHE PARIMET E KONTABILITETIT- USHTRIME

Tatimi personal në të ardhura

Me ligjin per tatimin personal në të ardhura është rregulluar tatimimi I të ardhurave të qytetarë pagesa e së cilës është vjetore në shumën e neto të ardhurave nga të gjitha burimet, përveç të ardhurave të cilat janë të liruara nga tatimimi me këtë ligj. Të ardhurën që tatimohet e përbëjnë llojet e të hyrave vijuese të realizuara brenda dhe jashtë vendit , edhe atë: të ardhurat personale, të ardhurat nga veprimtaria bujqësore, të ardhurat nga veprimtaritë e pavarura, të ardhurat nga pasuria dhe të drejtat e pasurisë, të ardhurat nga të drejtat e autorit dhe të drejtat e pronësisë industriale, të ardhurat nga kapitalit, fitimet kapitale, ffitimet nga lojrat e fatit dhe lojrat tjera shpërblyese dhe të ardhurat tjera të cilat janë të realizuara në para, letra me vlerë , në natyrë, ose në ndonjë lloj tjetër.

Në funksion të sigurimit të një sistemi tatimor efikas me tatime të ulëta dhe të thjeshta si një parakusht për zhvillim ekonomik u inkorporua tatimi I sheshtë ( flat rate) me atë që normat ekzistuese të tatimit personal në të ardhura nga 15%, 18% dhe 24% u zëvendësuan me normën e vetme tatimore 12% në vitin 2007 dhe nga 01.01.2008 me 10%. Për shkak të kalimit nga sistemi tre shkallësh në sistemin e një norme të vetme proporcionale (flat rate tax) disa lirime tatimore nuk do të vlejnë më (shpërblimet jubilare dhe shpërblime të tjeratë organizuara për punëtorët deri 15.000 den në nivel vjetor), kurse konpensimet e shpenzimeve të lidhura me punën përcaktohen në lartësi me rregulativat përkatëse. Në këtë kuptim lirimet tatimore në bazë të kompensimeve për udhëtime zyrtare për shtesat për punë në teren dhe për jetë të ndarë të punësuarve nga familja mbahen në nivel të përcaktuar me kontratën e përgjithshme kolektive të ekonomisë në R. Maqedonisë.

Kompensimi për ushqim I të punësuarve në ekonomi, përderisa ushqimi nuk është I organizohet, është 20% e neto rrogës mesatare për punëtor në R.M të paguara në tre muajt e fundit, respektivisht për të punësuarit në sektorin joekonomik në nivel të përcaktuar sipas rregulloreve të organeve të drejtorisë.

Precizohet shuma e pagesës e cila jepet gjatë daljes në pension edhe atë në nivel të dy rrogave mesatare për të punësuar në R.M gjatë 3 muajve të fundit.

Të hyrat në formë të donacioneve janë të përjashtuara nga tatimimi në pajtim me ligjin për donacione dhe sponzorime në aktivitet publike, personi fizik I cili do t’I donojë mjete financiare personit juridik sipas rregullativave ligjore të ligjit për donacione dhe sponzorime ka të drejtë me zvogëlimin e tatimit personal të të ardhurave të përcaktuar në bazë të fletparaqitjes vjetorepër tatim në nivelin 20% nga obligimi tatimor vjetor të donatorit por jo më shumë se 24 000 den.

Rrogat e të punësuarve te obliguesi tatimor I cili është shfrytëzues I zonës së lirë ekonomike respektivisht I zonës për zhvillim teknologjik-industrial, lirohen nga pagesa e tatimit në nivel prej 50% për periudhë 5 vjeçare nga fillimi I ushtrimit të veprimtarisë në atë zonë nën kushtet dhe procedurat e përcaktuara me ligj.

No comments: